Politike

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Kemi vendosur fond për klubet e krijuara

19 Nëntor 2021, 17:31 Nga DOSJA
Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Kemi vendosur fond

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga viti i ardhshëm do të ketë një fond specifik për klubet e krijuara nga nxënësit. Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022, për fëmijët dhe rininë, Rama ka thënë se klubet e krijuara për zeje, kulturë apo dhe aktivitete të tjerë mund të marrin mbështetje financiare nga qeveria. Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për pasurimin e bibliotekave të shkollave me libra të ndyshëm.

Dihet që mrrokullat që keni nëpër duar është pjesë e pandashme, por nuk duhet të mos harrojmë atë që është e pamundur të merret nga teknologjia që ka të bëjë me një sërë me kulturën, artin, dijen, historinë, shkencat humane, me shqipsat, me fizikun, me duart, sytë dhe ato punë të cilat kompjuterat nuk mund ti bëjnë kurrë.

Në fund të ditës, kompjuterat do të arrijnë të bëjnë aq shumë sa njerëzit do të dinë. Një aspekt që e kemi dëgjuar dhe më vjen mirëq që ka qenë i përsëritur ka qenë mbushja e boshllëkut mes shkollës dhe shtëpisë me mundësinë për të pasur biblioteka të pasura. Në shumë shkolla të rindërtuara kemi hapësira fantastike për biblioteka, por janë të varfra. Për këtë arsye kemi vendosur pasurimin e bibliotekave të shkollave që janë vetëm 1 nga elementët. Të tjerë janë kultura, vallëzimi, teatri për të cilën ne duam të organizojmë një sistem të ri duke krijuar një nivel të parë në shkolla të bazuar tek dëshira dhe një nivel të dytë më të kualifikuar bazuar tek seleksionimi i atyre që janë më të avancuar.

Kemi vendosur një fond në dispozicionin tuaj. Nëse ka klube në shkollë të krijuara nga vullnetarizimi i nxënësve bashkë me prindërit e mësuesit për zeje, kulturë apo aktivitete, me këtë fond, këto klube mund të marrin mbështetje. Edhe të tjerët nëse organizohen mund të marrin mbështetje për klubin e tyre,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Nis prezantimi i buxhetit 2022 për Fëmijët dhe Rininë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti i vitit 2022 buxheti per femijet dhe rinine edi rama buxheti i vitit 2022 buxheti per femijet dhe rinine edi rama

Sondazh

Poll