Politike

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Përparësi te teknologjia, ka mundësi të mira

19 Nëntor 2021, 17:14 Nga DOSJA
Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Përparësi te

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në këtë vit investimet në shkolla do të përqendrohen në teknologji. Gjatë prezantimit për buxhetin e vitit të ardhshëm për Fëmijët dhe Rininë, Rama u shpreh se investimet në njohuritë kompiuterike do të jenë që nga klasa e parë. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e hapjes së qendrave inovative për teknologjinë duke shtuar se do të shtrihen në të gjithë qytetet, pas Tiranës.

“Duhet të investojmë në njohuritë kompjuterike dhe teknologjike duke filluar nga fëmijët e klasës së parë, është fjala për një gjuhë të re që do të bashkojë nesër të gjithë botën. Ndërkohë që sot bashkon një numër të konsiderueshëm njerëzish që punojnë në një treg që nuk ka kufi dhe këtu kemi një prej tyre, unë kam pas fatin ta njoh. Nuk banon në Durrës, punon jashtë pa lëvizur nga shtëpia. Paguhet më mirë se mësuesit që ka në shkollë! Kjo është e ardhmja por për ta bërë këtë të ardhme të tashme siç e ka bërë vajza pa asnjë ndihmë dhe për ta shtrirë kapacitetin e të rinjve në shumë shumë më tepër se sa në grupin e atyre që këtë punë e bëjnë thjesht dhe vetëm me ambicien dhe talentin duhet të bëhemi aletatët tuaj në një rrugë ku hap pas hapi të keni hapësira dhe mundësi për të përvetësuar këtë gjuhë.

Nga një anë sistemi i ri i të mësuarit të teknologjisë përmes sistemit të informatikës në shkollë, këtë do ta bëjmë me siguri duke ndryshuar edhe kurrikulën e informatikës dhe për ti dhënë atyre që janë më të prirur kohë hapësirë dhe mundësi që të zhvillojnë dijet e tyre dhe pas shkolle, duke pasur qendra apo njësi speciale në territor ku mund të marrin mësime intensive dhe mund të përfshihen pa mbaruar shkollën në tregun global të punës online. Ka filluar një eskperiencë e parë që tregon se është e pafundme, mundësia në këtë fushë, dhe është e destinuar të rritet kërkesa. Është eksperienca me qendrën që është hapur të Stadiumi, që do të zgjerohet me piramidën, ndërkohë kemi filluar punën për të pasur edhe 2 qendra të tjera ku të shtrihet eksperienca një në Vlorë dhe një në dy ndër qytetet që do të jenë më shpejt gati Durrësi ose Shkodra. Brenda këtij mandati duam të kemi qëndra të tilla në çdo bashki të qarqeve. Pjesa tjetër janë kurset intensive të kodimit, duam të angazhojmë aktor të certifikuar që të jenë në dispozicion dhe të ndërhyjnë intensivisht me djemtë dhe vajzat që duan të thellojnë njerhuritë e tyre. Kjo do të kërkojë një buxhet në rritje ama çfarë do marrim mbrapa dhe jo duke pritur vite po vetëm 2-3 vite nga sot do të jetë diçka fantastike ëpr ekonomike kombëtare dhe familjare për gjithsecilin”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Nis prezantimi i buxhetit 2022 për Fëmijët dhe Rininë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti per femijet dhe rinine buxheti per vitin 2022 edi rama buxheti per femijet dhe rinine buxheti per vitin 2022 edi rama

Sondazh

Poll