Politike

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Ndarja e mbeturinave të bëhet që nga shkolla

19 Nëntor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Ndarja e mbeturinave

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ngritur problemin e mbeturinave në prezantimin e buxhetit të vitit 2022, për rininë dhe fëmijët. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se mbeturinat duhet të hidhen në kosha përkatës dhe të jenë gati për riciklim, proces që duhet të ndodh në shkolla. Sipas tij, autostradat e mbushura me mbeturina janë turp për atdheun, dke shtuar se niveli i varfërisë në vend nuk është pengesë për pastërtinë.

E njëjta gjë për vullnetarizimin që të stimulohet dhe certifikohet. Ka pasur nxënës që propozonin që certifikatë të jetë koeficient për vlerësimin për të hyrë në universitet. Kjo është mbase shumë vizionare për momentin por e rëndësishme është kjo certifikatë të vlejë për të kërkuar apo për të marrë një punë. Ju them që çdo iniciativë që do të jetë vullnetare për të kontribuar. Duam që së bashku me ju ta shtyjmë agjendën e Shqipërisë së gjelbër, të pastër. Çka po flasim i përket një niveli elementar, pastërtia në mjedisin ku jetojmë.

Të fillojmë nga ndarja e mbeturinave që nga shkolla. Të paktën ato që prodhon shkolla, të ndahen dhe të bëhen gati për riciklim. Mund të ndikoni dhe në komunitete jo thjesht për të pastruar por për të ngritur me të madhe nevojën që nuk duhet ndotur. Çështja e pastrimit fizik është e zgjidhur se këtu është një çudi e madhe me njerëzit që nxjerrin lloj lloj jsutifikimesh. S’ka kosha?

Dakord. Duhet të ketë kosha në atuostradë që të mos hidhen nga makina? Se edhe po të ketë kosh do të vazhdojnë të bëjnë garë kush e fut dhe nuk e fut shishen e birrës në kosh. Autostradat me plehra të hedhura nga njerëzit janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e faktit që marrim pjesë masivisiht në ndotjen e dhe turpërimin e atdheut tonë. Shqiptarët kanë pasur periudha shumë të vështira, por kurrë nuk kam lexuar që shqiptarët të kenë karateristikë pisllëkun. Niveli i jetesës nuk është arsye. Edhe varfëria nuk është arsye për të qenë pis. Vende të pista që të pasurohen nuk kam parë në histori. Kështu që është sfidë e madhe,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Nis prezantimi i buxhetit 2022 për Fëmijët dhe Rininë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti i vitit 2022 buxheti per femijet dhe rinine edi rama buxheti i vitit 2022 buxheti per femijet dhe rinine edi rama

Sondazh

Poll