Politike

VD-“Erdhën zgjedhjet e u kujtuat”, Kushi: Shaka që më ngeli në mendje

19 Nëntor 2021, 10:33 Nga DOSJA
VD-“Erdhën zgjedhjet e u kujtuat”, Kushi: Shaka që më

TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi i është përgjigjur sot studentit që në muajin prill të këtij viti i tha kryeministrit Edi Rama se pikërisht para zgjedhjeve ishte kujtuar për medaljet e tyre. E pranishme në ceremoninë e organizuar sot ku u ndanë medaljet për nxënësit ekselentë, Kushi tha se në fakt nuk kishin qenë zgjedhjet arsyeja e organizimit të ceremonisë. Ajo shtoi më tej se shkaku kryesor ishte një vajzë me emrin Andia që i kishte shkruar kryeministrit Rama dhe ishte ankuar për mos shpërndarjen e medaljeve.  

“Herën e fundit kur zhvilluam ceremoninë e medaljeve të arta më ka mbetur në mendje shakaja e njërit prej djemte që tha ‘sa mirë që erdhën zgjedhjet dhe u kujtuat për medaljet tona’. Në fakti ishte e vërtetë që ceremonia u vonua por nuk ishin ato shkaku. Shkaku ishte mesazhi i një prej vajzave, Andia, e cila i shkroi kryeministrit, me të drejtë se ceremonia ishte vonuar prej tre apo katër vitesh, jo tërmeti apo pandemia. Dhe unë atë ceremoni u angazhova që kjo nuk do të vonohet më. Dhe ja ku jemi sot, nuk kemi zgjedhje përpara, përkundrazi sapo i kemi kaluar,”- tha Kushi. 

 

LAJM KRYESOR: Rama jep “Medaljen e Artë” për nxënësit që mbarojnë gjimnazin me 10 absolute

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ceremonia per medaljet e nxenesve edi rama evis kushi ceremonia per medaljet e nxenesve edi rama evis kushi

Sondazh

Poll