Aktualitet

“Kuniqi më mbyti gruan e djalin”/Çesk Simoni firmos peticionin për dënimin me vdekje

19 Nëntor 2021, 17:16 Nga DOSJA
“Kuniqi më mbyti gruan e djalin”/Çesk Simoni firmos

SHKODËR– Çesk Simoni ka udhëtuar nga Shkodra drejt Fierit vetëm për të firmosur peticionin e nisur nga familja e Mateo Vasliut që u vra nga fqinji i tij monstër. Në një rrëfim për mediat, ai kujton se një ngjarje po aq e tmerrshme i ka ndodhur edhe tij, pasi Sadik Kuniqi i vrau djalin, vetëm 3 vjeç dhe bashkëshorten e tij. Çesk Simoni tha se sa herë dëgjon për fatkeqësi të tilla, i rikthehet dhimbja e humbjes së djalit dhe gruas, ndaj dhe nuk ka ngurruar që të hedhë firmën e tij për të rikthyer dënimin me vrasje në Shqipëri.

“E njëjta gjë më ka ndodhur edhe mua, sot e 20 vite më parë. Sa herë ndodhin të tilla fatkeqësi unë e kujtoj këtë dhimbje. Më kanë mbytur gruan dhe djalin 3-vjeç në krevat, mi mbyti Sadik Kuniqi. Ka pasur listën për të mbytur 40 veta me radhë, por shyqyr përfundoi tek unë. Ndodhi në 2002, përsëriten këta çdo 6 muaj. Shteti di vetëm të vjedhë, e ka kthyer parlamentin në Big Brother. Duhet të veprojë drejtësia. Kam ardhur nga Shkodra për tu ngujuar, me familjarët. Do i them familjarëve të ngujohem, unë jam kryesori. Jam pro vendosjes së dënimit, e kam kërkuar 20 vite më parë. Çdo vit ndodhin, e kanë kthyer në modë. Tani fëmijët duhet t’i çosh në shkollë, janë bërë tmerr. E mbytën në burg, më ka vrarë dy vetë. Çdo viktimë që është fëmijë, e përjetoj. Duhet zhdukur ai njeri, ha bukë në burg. Thotë Rama s’të dënon shteti, por të dënon ligji. Ta dënojë ligji,”– tha ai.

Por si është historia e tij? Ç’ndodhi në vitin 2002?

Sadik Kuniqi vrau 4 persona në vitin 2002, me çekiç dhe misri. E gjitha nisi më 28 janar të vitit 2002 ai i shkoi në shtëpi mikut të tij, Isuf Sula dhe në befasi vrau atë dhe të bashkëshorten e tij Sadeten. Më pas, mori në telefon vajzat e tyre, duke i njoftuar se do t’u merrte jetën dhe atyre. Por ishte vetëm çështje kohe.
Dy muaj më vonë në mars të vitit 2002, shkoi në shtëpinë e një tjetër miku të tij, Çesk Simonit dhe në shtëpi gjeti gruan e Çeskut, Mirën, sëbashku me djalin e tyre 3 vjeçar, Xhekun. Në momentin që kishte hyrë në banesën e çiftit Simoni, ai qëlloi të parën gruan, e cila ende nuk kishte ndërruar jetë, por doli në ballkon duke kërkuar ndihmë. Megjithatë para se të ikte Sadik Kuniqi i dha asaj dhe goditjen fatale duke i marrë jetën. Por për të dëmi ishte bërë, pasi teksa zbriste shkallët u pikas nga fqinjët, që treguan në Polici se kë kishin parë. Duke sjellë edhe arrestimin e vrasësit serial, duke mbyllur kështu dhe një listë me krime të paramenduara.

Në kontrollin që u bë në banesën e Kuniqit, hetuesit gjetën një ditar me rreth 70 faqe ku serial killeri kishte përshkruar të gjitha “atentatet” që kishte pësuar nga miqtë e tij ndërsa në fund të ditarit ishte dhe lista me 33 emra të përzgjedhur për t’u vrarë. Kuniqi e kishte përshkruar në ditar Isuf Sulën si armikun e tij më të madh, si një çifut, kriminel, si një njeri të tmerrshëm që i kishte bërë dhe i kishte kurdisur disa atentate në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët gjithashtu ishin pjesë e listës së zezë së Kuniqit. Por si i ka shpëtuar Kuniqi dhjetra atentateve? Ai vetë thotë në ditar se ishte një ‘melek’, një ëngjëll që e kishte dërguar ‘i madhi Zot” për ta mbrojtur.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet çesk simoni sadik kuniqi çesk simoni sadik kuniqi

Sondazh

Poll