Aktualitet

Nëna nuk mban lotët kur sheh foton e Mateos: Ti duhet të rrije në shtëpi me mua

19 Nëntor 2021, 16:43 Nga DOSJA
Nëna nuk mban lotët kur sheh foton e Mateos: Ti duhet të rrije

FIER- Videoja e mëposhtme është nga momenti ku nëna e 8-vjeçarit të vrarë Fier, puth foton e tij të vendosur në rrugë. Në pamjet e mëposhtme të publikuara nga Syri.net shihen familjarët e vogëlushit Mateo, të cilit i mori jetën Klodian Çalamani tre ditë më parë.

Nëna e 8-vjeçarit shihet teksa dergjet në foton e tij, të vendosur në rrugë, ndërkohë që familjarët e tjerë e mbajnë.

“O shpirti im, që më dole këtu ti mua. Ti duhet të rrije te shtëpia me mamin tënd o zemra ime. Pse dole?!”, dëgjohet të thotë nëna e Mateos.

Si ndodhi krimi makabër?

Klodian Çalamani thërriti mëngjesin e të hënës Mateon që ishte nisur për në shkollë dhe i kërkoi që t’i blinte bukë. Me biçikletën e tij, Mateo shkoi bleu bukën dhe erdhi e ia solli 38-vjeçarit në banesë, nga ku nuk doli më kurrë. Sipas dëshmisë së dalë nga vetë Çalamani ka qenë një ofendim i Vasiut që ka bërë që 38-vjeçari ta godiste me kazëm pas koke. Më pas, ai i ka lidhur duar e këmbë të voglit dhe e ka groposur pranë banjos së jashtme të shtëpisë së tij. Nëna e Mateos e priste në shtëpi, por pavarësisht se 8-vjeçari nuk kishte shkuar në shkollë në mëngjes, denoncimi në polici është bërë vetëm pasdite. Dëshmitë se Mateo ishte parë për herë të fundit me Çalamanin çuan policinë në shtëpinë e tij dhe gjetën trupin e të voglit të mbuluar me baltë. 38-vjeçari ishte duke pirë alkool edhe në momentin që u arrestua. Ai e ka pranuar krimin e rëndë dhe ka treguar se si e ka qëlluar të voglin me kazëm në kokë e më pas e groposi.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani mateo vasiu vritet i mitur ne fier klodian çalamani mateo vasiu vritet i mitur ne fier

Sondazh

Poll