Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, 25 vjeçari me “Benz” përplaset me motorrin

19 Nëntor 2021, 12:57 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Elbasan, 25 vjeçari me

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, ku një 25-vjeçar me mjetin tip “Benz”ka humbur kontrollin dhe ësht përplasur me një motor.

I riu me inicale D.K dhe drejtuesi i motorrit S. C, 54 vjeç janë dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra. Për fat të mirë të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 19.11.2021, në orën 12:00, në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, shtetasi D. K., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. C., 54 vjeç. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi Nj. F., të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll