Aktualitet

37-vjeçari thyen zyrën në Komisariatin e Kukësit, tenton të godasë edhe policët

19 Nëntor 2021, 15:49 Nga DOSJA
37-vjeçari thyen zyrën në Komisariatin e Kukësit, tenton

KUKËS– Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kukësit. Mësohet se i riu, ende i paidentifikuar, ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Kukës.

Por gjatë shoqërimit në Polici, ai ka kundërshtuar dhe ka tentuar që të godasë edhe efektivët.

I riu akuzohet për disa vepra penale që nga “Shkatërrimi i pronës”, e deri tek “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” e mbetur në tentativë.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” e mbetur në tentativë, shtetasin J. H., 37 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë punonjësit e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet komisariati i kukesit kukes komisariati i kukesit kukes

Sondazh

Poll