Aktualitet

Përfaqësuesi i ONM-së: Zgjatja e mandatit të vettingut, e rëndësishme

19 Nëntor 2021, 14:29 Nga DOSJA
Përfaqësuesi i ONM-së: Zgjatja e mandatit të vettingut, e

TIRANË – Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Maciej Popovski e konsideron të nevojshme zgjatjen e mandatit të vettingut për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, zyrtari i ONM-së theksoi se nuk duhet që puna e bërë deri tani nga organet e vettingut të hidhet poshtë.

“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme. E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses. Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar. Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht. Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione”, deklaroi përfaqësuesi i ONM-së Maciej Popovski.

LAJMI KRYESOR: Mandati i organeve të vettingut/ Hapi i radhës, Venecia, mazhoranca “ok” me ONM-në

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet komisionieri publik kpk onm zgjatja e mandatit per organet e vettingut komisionieri publik kpk onm zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll