Aktualitet

Vitin tjetër do nisin punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë

19 Nëntor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Vitin tjetër do nisin punimet për zgjerimin e rrugës

Aktualisht qeveria ka parashikuar zgjerimin e rrugës me një korsi shtesë, pra duke e bërë atë me tre korsi.

Por të shumtë janë ata që ndajnë mendimin se rruga Elbasan-Qafë Thanë duhet të bëhet me 4 korsi, pra një autostradë që lehtëson jo vetëm trafikun turistik drejt juglindjes, por që lidh dy pika të rëndësishme doganore atë të qafë thanës dhe Kapshticës.

Por si e gjykojnë specialistët?

Rruga Elbasan Qafë Thanë përshkohet mesatarisht nga rreth 10 mijë mjete çdo ditë, shifër e cila dyfishohet në fundjavë dhe gjatë verës.

Zgjidhja paraqitet emergjente teksa ky aks rrugor bëhet pengesë edhe për lëvizjet ndërkombëtare të mjeteve.

Shndërrimi me tre korsi mbetet zgjidhje provizore dhe e pamjaftueshme, ndërsa një gjurmim i ri dhe ndërtimi i një autostrade duket se rëndon xhepin e buxhetit të shtetit.

Marrë nga Top Channel 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aks rrugor autostradë elbasan-qafë thanë trafiku turistik aks rrugor autostradë elbasan-qafë thanë trafiku turistik

Sondazh

Poll