Aktualitet

Del ekspertiza: Klodian Çalamani s’ka probleme të shëndetit mendor, flet me ftohtësi

19 Nëntor 2021, 16:04 Nga DOSJA
Del ekspertiza: Klodian Çalamani s’ka probleme të

VLORË– Klodian Çalamani nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor! Ky është rezultati i vlerësimit paraprak të gjendjes shëndetësore të Klodian Çalamanit, 38-vjeçarit, i cili vrau në mënyrë makabre fqinjin e tij vetëm 8 vjeç, Mateo Vasliun.

“Nuk ka probleme të shëndetit mendor,”-thuhet në raportin e siguruar nga gazetari Elton Qyno. Klodian Çalamani iu nënshtrua ekzaminimit psikologjik pas dërgimit në paraburgimin e Vlorës. Po ashtu, mësohet se pasi kanë kaluar disa ditë, më në fund ai ka shfaqur pendesë për vrasjen e 8-vjeçarit, por gjithë vrasjen e ka treguar me gjakftohtësi.

Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjecarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë.

E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani vritet i mitur ne fier klodian çalamani vritet i mitur ne fier

Sondazh

Poll