Aktualitet

Luante me shkrepëse dhe çakmak, 10-vjeçari i vë flakën banesës në Berat

19 Nëntor 2021, 16:34 Nga DOSJA
Luante me shkrepëse dhe çakmak, 10-vjeçari i vë

BERAT – Ballkoni i një apartamenti në katin e dytë të një pallati në Berat është përfshirë nga flakët. Mendohet se djali 10-vjeçar i familjes duke luajtur me shkrepëse dhe çakmak ndezi flakën te lodrat e tij. Bashkë me të në banesë ndodhej dhe gjyshi, i cili ka njoftuar menjëherë forcat zjarrëfikëse. Flakët janë përhapur me shpejtësi nga ballkoni drejt dhomës së gatimit duke shkrumbuar një pjesë të pajisjeve elektroshtëpiake.

Për fatin e mirë, gjyshi dhe nipi i tij kanë dalë menjëherë nga shtëpia dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim Më pas, ekipi zjarrfikës mundi të shuante zjarrin brenda pak kohësh.

(d.v./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne berat zjarr ne pallat zjarrvenie nga pakujdesia zjarr ne berat zjarr ne pallat zjarrvenie nga pakujdesia

Sondazh

Poll