Sport

Bakaj tregon sekretin: “Tek Tirana penalltitë në stërvitje m’i gjuante Halili”

19 Nëntor 2021, 09:51 Nga DOSJA
Bakaj tregon sekretin: “Tek Tirana penalltitë në stërvitje

TIRANE – Edvan Bakaj ishte padiskutim njeriu i ndeshjes në derbin mes Dinamos dhe Tiranës. Bakaj la pas emocionet e ish-it, duke u treguar fenomenal në shtesë dhe te penalltitë, ku priti 3 të tilla dhe realizoi me qetësi olimpike 11-metërshin e tij.

Në intervistën për “Gol pas Goli” pas ndeshjes Edvan Bakaj foli për shumë tema, duke treguar disa prapaskena në lidhje edhe me dy presidentët atë të Tiranës, Refik Halili dhe atë të Dinamos, Ardian Bardhi.

“Të them të drejtën është penalltia e dytë që kam goditur në karrierë. Në ruletën e penalltive kam goditur edhe një herë në Kosovë me Lirinë, kur trajner ishte po Bledi Shkëmbi, por atje nuk u kualifikuam, ndërsa këtu u kualifikuam.”

“Penalltitë më shumë sesa meritë janë fat, arrita t’ia dal edhe me ndihmën e zotit. Vinim nga një moment jo i mirë. Pavarësisht se kishim fituar ndeshjen e parë 2-0, u futëm në lojë jo vetëm për ta fituar, por edhe për të mbrojtur rezultatin.”

“Por Tirana ka një ekip të ndërtuar për titullin dhe nuk ishte e thjeshtë. Po ju tregoj një sekret, presidenti Halili na gjuante edhe penallti në stërvitje, madje i gjuante aq mirë saqë i bënte edhe gol. Dua ta falenderoj publikisht presidentin Bardhi që është super korrekt me ne dhe jam i sigurt se do ta ngrejë Dinamon në nivelin që ka qenë dikur, ose edhe më lart”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #edvan bakaj derbi dinamo penalltite tirana #edvan bakaj derbi dinamo penalltite tirana

Sondazh

Poll