Sport

Pagë e çmendur, si bashkëshortja e Thomas Muller bllokoi kalimin te Man. United

18 Nëntor 2021, 22:45 Nga DOSJA
Pagë e çmendur, si bashkëshortja e Thomas Muller bllokoi

GJERMANI-Louis van Gaal ka zbuluar se si gruaja e Thomas Muller nuk lejoi futbollistin të transferohej te Manchester United në verën e vitit 2015.Djajtë e Kuq ishin shumë të interesuar për firmën e lojtarit që në vitin 2014 u shpall kampion bote me Gjermaninë. Tekniku holandez, Louis Van Gaal u përpoq gati dy herë të nënshkruante me të.

Gazeta gjermane BILD ka nxjerrë në dritë arsyet pse nënshkrimi nuk u realizua, duke iu referua fjalëve të holandezit, i cili bën përgjegjëse bashkëshorten e sulmuesit. Oferta e Manchester United ishte 100 milionë për Bayernin dhe pagë 18 milionë euro në sezon për Mullerin.

Van Gaal tha për përfshirjen e Lizës: “Në vitin 2015 ky transferim do të bëhej i mundur nëse bashkëshortja e tij do të kishte qenë pak më e hapur për një transferim jashtë vendit. Të paktën kjo ishte arsyeja që Thomas i dha ndihmësit tim, Marcel Bout, i cili kishte bërë të gjitha bisedat me të, se pse e kishte refuzuar transferimin”.Muller dhe bashkëshortja e tij kanë një biznestë suksesshëm ku shesin spermë kuajsh në internet, me fermën e tyre të quajtur ‘EU Insemination Station’.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich manchester united muller bayern munich manchester united muller

Sondazh

Poll