Sport

Debutimi i Xavit në derbin e Katalonjës me probleme, ende lojtarë të dëmtuar…

19 Nëntor 2021, 05:26 Nga DOSJA
Debutimi i Xavit në derbin e Katalonjës me probleme, ende lojtarë

SPANJE – Të shtunën, në orën 21:00, do të luhet derbi i Katalonjës. Barcelona do të presë në “Camp Nou” Espanyol për javën e 14-të të La Ligas, ndeshje e cila do të jetë edhe debutuese për Xavi Hernandez në pankinën “blaugrana”.

Duke përfituar nga pushimi i ndeshjeve të kombëtareve, shumica e lojtarëve të dëmtuar të Barcelonës, përfshirë Ansu Fati, Nico dhe Eric Garcia, janë rikthyer në stërvitje këtë javë, por trajneri i ri do të jetë pa dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e tij të parë.

Mesfushori Pedri dhe sulmuesi Dembélé mendohet se janë afër rikuperimit të tyre të plotë, por mësohet nëpërmjet Barça Universal, se ata nuk kanë shumë gjasa të jenë të gatshëm dhe në dispozicion të Xavit për derbin e Katalonjës.

Por në kampin “blaugrana” bëjnë me dije se dyshja megjithatë do të jetë e disponueshme për ndeshjen kritike të skuadrës në Champions League kundër Benficas javën e ardhshme. Xavi ka folur për rëndësinë e anësorëve si Dembélé në sistemin e tij, duke pretenduar se francezi ka potencialin të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij.

 

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport camp nou debutuese për xavi hernandez mesfushori pedri sulmuesi dembélé të dëmtuar të barcelonës camp nou debutuese për xavi hernandez mesfushori pedri sulmuesi dembélé të dëmtuar të barcelonës

Sondazh

Poll