Sport

Vialli replikon me Lotiton: “E padrejtë të dyshoni te stafi mjekësor i kombëtares!”

19 Nëntor 2021, 06:07 Nga DOSJA
Vialli replikon me Lotiton: “E padrejtë të dyshoni te stafi

ITALI – “Është e padrejtë dhe jo korrekte të vihet në dyshim profesionalizmi i stafit mjekësor të kombëtares. Mendova se raporti i detajuar i Prof. Ferretti, në prag të ndeshjes në “Olimpico” kundër Zvicrës kishte sqaruar tashmë kushtet dhe menaxhimin e dëmtimit të Immobile”.

Gianluca Vialli, pjesë e stafit teknik të Mancinit në kombëtare, ka folur në “Ansa”, duke iu rikthye polemikës së presidentit të Lazios, Lotito, për dëmtimin e Immobiles.

Menaxheri i delegacionit “azzurr” shtoi: “Siç kam mundur të konstatoj drejtpërdrejt dhe siç ndodh gjithmonë kur lojtarët thirren në kombëtare, stafi ynë mjekësor ka qenë profesional, skrupuloz dhe transparent në verifikimin dhe menaxhimin e gjendjes fizike të lojtarëve”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gianluca vialli menaxheri i delegacionit “azzurr” presidentit të lazios stafit teknik të mancinit gianluca vialli menaxheri i delegacionit “azzurr” presidentit të lazios stafit teknik të mancinit

Sondazh

Poll