Politike

Shëndetësia 2022/ Rama: Rritje 40% të pagave. Ministrja: Buxhet 3.6 miliard lekë

18 Nëntor 2021, 17:59 Nga DOSJA
Shëndetësia 2022/ Rama: Rritje 40% të pagave. Ministrja: Buxhet

TIRANË – Kryeministri Edi Ram dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpalosën buxhetin për shëndetësinë në një takim me mjekët. Për vitin 2022 qeveria ka përcaktuar 3.6 miliard lekë si buxhetin për sektorin e shëndetësisë. Kryeministri premtoi se pagat e të gjitha kategorive të mjekëve do të rriten me 40%, ndërsa siguroi se do të ketë bonuse në varësi të përvojës dhe performancës në punë. Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu bëri me dije se 18 mijë mjekë do të përfitojnë rritje page.

“228 mjek janë duke punuar larg vendit ku punojnë. Hemorragjia e mjekëve është një proces që ka ndodhur gjatë të gjithë tranzicionit. vendimi që morëm 6 vite më parë pë rtë hapur specializimet, bëri që mos ndalet hapja e specializimeve në Shqipëri 1500 kuota specializimi janë hapur. 1200 mjek janë punësuar 3870 infermierë. Në 2013 gjetëm 1.1 mjekë për 1 mijë banorë, sot jemi në 1.9, nuk është më e mira, por është gati dyfish në krahasim me çfarë ishte. Ne kemi parashikuar në planin 3 vjeçar dyfishimin e kuotave për studentët e mjekësisë, në 2022 do të hapim 150 kuota të reja. Do punojmë ta bëjmë ofertën e punësimit në vendin tonë më atraktive. Buxheti i 2022 është i pari kapitull i vizionit që ne kemi për shëndetësinë. Do të jetë 360 mln dollarë, 70 mln dollarë më shumë se buxheti i 2021. Garanton rritje pagash për mbi 18 mijë personel shëndetësorë, bonus 2.5 mln për personelin që punon larg vendbanimit. Për mjekët dhe infermierët punësimi do të jetë transparent, përmes portave të mjekëve, infermierëve. Hapim pozicione të reja për infermierë familje me programin e ri që fillon prej 1 dhjetorit. Për qytetarët buxheti i 2022 garanton financimet për programet e shëndetit publik. Mbështet me 2.7 mln lekë planin e vaksinimit anti-VOVID. Mbështesim programet e parandalimit ët sëmundjeve. Kemi në fokus transformimin e 10 qendrave shëndetësore. Zgjerojmë skemën e rimburisimit të barnave apo terapitë falas për ata me sëmundje kronike. Buxheti 2022 garanton modernizimin e i infrastrukturës së kujdesit shëndetësorë. Nisim rikonstruksionin e qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut. Mos harrojmë revolucionin dixhital, do ta shtrijmë në sistemin farmaceutik për rritjen e transparencën dhe po ashtu rritjen e sistemeve të reja të survejancës epidemiologjike. Janë punë që janë nisur e do i finalizojmë dhe projekte të reja që nisim së bashku”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Në fjalën e tij, Rama shprehu shqetësim për mungesën e specializimeve në mjekësi për 4 vite. Më tej, ai theksoi se do ketë rritje pagash me 40% për të gjithë mjekët si dhe bonuse në varësi të përvojës dhe performancës së tyre. Rama nuk la pa prekur dhe sulmet ndaj tij në rrjetet sociale për punën e qeverisë, por i kosnideroi si diçka të shëndetshme. Kryeministri ceku dhe rastin e ish-sanitares së Spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi, e cila u arrestua për marrje ryshferi prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere. Rama theksoi se fenomeni ‘Tirja është pjesë e sistemit shëndetësor, por nuk duhet aspak që rasti i saj të përgjithësohet për të gjithë punonjësit e shëndetësisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

” ‘Tirja’, fenomen brenda sistemit”, Rama: Kjo kategori do tkurret akoma më shumë

Batuta e Ramës: S’është keq që burrat e mësueseve dhe doktoreshave të vuajnë pak

“Tani po më shajnë në Facebook”, Rama: Sharjet janë bërë shëndet

“4 vjet pa specializime në mjekësi, e pafalshme”, Rama: Sistemi është shpërdoruar

Rama: Spitali memorial i Fierit, hap i rëndësishëm për autonominë spitalore

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per shendetesine edi rama buxheti 2022 per shendetesine edi rama

Sondazh

Poll