Aktualitet

Aksident në Spitallë, 25-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, godet trafikndarësen

18 Nëntor 2021, 17:04 Nga DOSJA
Aksident në Spitallë, 25-vjeçarja humb kontrollin e mjetit,

DURRËS- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Spitallë të Durrësit. Mësohet se një 25-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. E reja është dërguar në spital pas aksidentit për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak. Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen. Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 25-vjeçarja perplaset me trafikndaresen aksident në durrës 25-vjeçarja perplaset me trafikndaresen aksident në durrës

Sondazh

Poll