Aktualitet

“Më përplasi në tokë e abuzoi me mua”/ 50-vjeçarja akuzon Çalamanin: Policia e liroi

18 Nëntor 2021, 16:10 Nga DOSJA
“Më përplasi në tokë e abuzoi me mua”/

TIRANË– 50-vjeçarja, identiteti i të cilës mbahet i fshehur për sigurinë e saj, ka treguar se Klodian Çalamani e kishte dhunuar më parë. Në një intervistë për “Top Channel”, ajo ka treguar se abuzimin seksual, të ndodhur një vit më parë, e kishte denoncuar në Polici por nuk ishte marrë asnjë masë. Sipas saj, 38-vjeçari ishte shoqëruar në Polici, e më pas ishte lënë i lirë.

“Ai erdhi më kapi. Ishte dhe goca ime. Më përplasi këtu. Ditë ishte. Unë jam sëmurë, kam vuajtur shumë. Erdhi burri dhe i tregova. E denoncova. Doli direkt, e kanë nxjerrë,”-tregoi ajo.

Ndërkohë që një vit më pas, Çalamani vrau dhe më pas groposi 8-vjeçarin Mateo në Fier, ndërsa dyshohet se e ka abuzuar edhe seksualisht.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier vritet i mitur ne fier fier vritet i mitur ne fier

Sondazh

Poll