Aktualitet

Shtyhet seanca për Dosjen184, në sallë paraqitet vetëm prokurori e gjyqtarja

18 Nëntor 2021, 16:25 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për Dosjen184, në sallë paraqitet vetëm

DIBËR– Seanca e radhës ndaj dy të akuzuarve për ndikim në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër, ish Shefit të Komisariatit të Peshkpisë, Robert Aga dhe ish administratorit të Lurës, Hasan Hoti është shtyrë sërish. Shkak për këtë është bërë pala mbrojtëse. Konkretisht avokati Gentian Rumano kishte paraqitur një raport mjekoligjor që e bënte të pamundur pjesëmarrjen në seancë.

Në seancë mungonin edhe dy të akuzuarit, Aga e Hoti, duke bërë që në sallën e gjyqit të ishin të pranishëm vetëm prokurori i çështjes Urim Buci dhe gjyqtarja Netila Kape. Kjo e fundit e pranoi si të justifikueshëm argumentin e palës mbrojtëse për mungesë dhe kërkesën për shtyerje, duke caktuar seancën e radhës për datën 1 Dhjetor të këtij viti.

Seanca e parë për këtë dosje është mbajtur më 3 nëntor. Ish Shefi i Komisariatit të Dibrës Robert Aga, Ish Administratori i Njësisë Administrative Lurë Hasan Hoti, Ish Drejtori i Arsimit Drini Gjeci dhe Ish Administratori i Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda janë të pandehurit për gjykim normal kurse Nuri Meda e Drini Gjeci kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 gjykata e dibres hasan hoti nuri deda robert aga dosja 184 gjykata e dibres hasan hoti nuri deda robert aga

Sondazh

Poll