Aktualitet

Sulmet e Bashës, PRESIDENCA: Kërkon të provokosh! Po ke paqartësi, eja në zyrë

18 Nëntor 2021, 16:09 Nga DOSJA
Sulmet e Bashës, PRESIDENCA: Kërkon të provokosh! Po ke

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me etiketimin që ai ka bërë së fundmi ndaj kreut të shtetit. Ndërsa sot në një intervistë të dhënë për mediat, përsriti edhe njëherë termin “trekëndëshi i Bermudës”, Blushi i kujtoi se nëse Basha kishte shkuar në zyrën e presidentit për të zgjidhur kriza politike, duke e ftuar sërish për “sqarime”. Ndër të tjera në reagimin e tij zyrtar, Blushi shton se Meta ka gjithmonë një përgjigje për Bashën.

Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET!,”-shkruan Blushi ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Keqardhje, që z.Lulzim Basha, vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur. Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore: 1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale; 2. Bojkoti i reformës në drejtësi; 3. Djegia e mandateve të deputetëve; 4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor; që sollën kapjen totale të shtetit. Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë. Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99. Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET! Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Disa javë më parë në Kuvend, Basha e cilësoi kryeministrin Edi Rama, liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta si trekëndëshin e Bermudës në Shqipëri. Në përgjigjen e tij, Meta tha se në fakt bëhej fjalë për një katërkëndësh, duke renditur të gjitha ato që sipas tij janë dështimet e opozitës në vend. Ndërkohë që Basha ka reaguar prapë sot, duke i mëshuar deklaratës së tij.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta lulzim basha tedi blushi trekendeshi i bermudes ilir meta lulzim basha tedi blushi trekendeshi i bermudes

Sondazh

Poll