Aktualitet

VD-I dënuar me 8 vjet burg në Itali, arrestohet në Lushnje 42-vjeçari (EMRI)

18 Nëntor 2021, 15:08 Nga DOSJA
VD-I dënuar me 8 vjet burg në Itali, arrestohet në Lushnje

LUSHNJË – Policia e Lushnjes arrestoi 42-vjeçarin Amarildo Ajdini, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup kriminal në Itali. Ajdini banonte në Dushk dhe do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

Gjykata e Torinos e ka dënuar 42-vjeçarin në 21 maj 2020 me 8 vite burg. Operacioni u krye në bashkëpunim midis Interpol Tiranës dhe Romës.

NJOFTIMI

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 21.05.2020, e ka dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grup kriminal lushnje trafikim i lendeve narkotike grup kriminal lushnje trafikim i lendeve narkotike

Sondazh

Poll