Aktualitet

Hajduti shqiptar kthehet në Angli, mediat: Si erdhi? Mjaftojnë kriminelët tanë

18 Nëntor 2021, 13:06 Nga DOSJA
Hajduti shqiptar kthehet në Angli, mediat: Si erdhi? Mjaftojnë

MBRETËRI E BASHKUAR- Aleksandër Vishaj, 32 vjeç, një person që njihet për shoqërinë e tij me reperin Arkimed Lushaj (Stresi) është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar, vend që e ka dënuar për vjedhje. Postimet nga Londra në rrjetet sociale, ku Vishaj shfaqet teksa shëtit me makinë luksoze e i veshur me marka kanë shqetësuar dhe autoritetet vendase.

The Sun shkruan se ish-kryedetektivi Mick Neville ka ngritur pyetje se si mund të ishte kthyer ai sërish në Britani pas gjithë situatës së krijuar. Neville theksoi se qeveria duhet të kontrollojë kufijtë dhe të mbajë publikun të sigurt nga kriminelët dhe terroristët. Sipas tij u mjaftonin kriminelët e tyre dhe s’kishin se pse të “importonin” nga vendet e tjera.

“Duket se kufijtë tanë kanë më shumë vrima në to sesa një sitë. Kjo ngre pyetjen se si u kthye këtu duke pasur parasysh historinë e tij të mëparshme. A ka kaluar Kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente false? Me siguri ai nuk do të kishte mundur të merrte një vizë për të ardhur këtu. Ky rast shqetësues dëshmon se sa poroz janë kufijtë e këtij vendi,”- tha Mick Neville.

Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar e dërgoi Vishajn në Gjermani në prill por ai kaloi vetëm tre muaj në burg përpara se të deportohej në Shqipëri. Tashmë është kthyer sërish në Angli.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet bota aleksander vishaj kapet shqiptari ne londer mbretëri e bashkuar shqiptari ne londer aleksander vishaj kapet shqiptari ne londer mbretëri e bashkuar shqiptari ne londer

Sondazh

Poll