Sulmet e Bashës, PRESIDENCA: Kërkon të provokosh! Po ke paqartësi, eja në zyrë
TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me etiketimin që ai ka bërë së fundmi...
TIRANË– Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka kërkuar ndjesë për mënyrën se si iu largua gazetarëve mesditën e sotme, pas interesimit të këtyre të fundit për vrasjen e vogëlushit Mateo Vasiu në Lushnje. Në një postim në rrjetet sociale, duket se Muzhqi ka gjetur kohën e nevojshme për të kërkuar ndjesë pasi para mediave nuk dha asnjë përgjigje apo koment mbi ngjarjen e rëndë, poru largua duke thënë se ishtë bërë vonë.
Muzhaqi shton se ka ndjerë neveri për reagimet politike e mediatike që u bënë pas injorimit total që shfaqi ministrja ndaj mediave. Gjithsesi, ajo shkruan se është prekur për ngjarjen e rëndë, por përgjegjësia e saj mbi fëmijët është për aktivitetet jashtëshkollore e për këtë arsye nuk i është dukur e udhës që të japë një mendim.
“Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat m’u gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune. Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet. Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja. Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtëpërdrejtë. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time,”- shkruan Muzhaqi.
Dosja.al publikoi me video reagimin e ministres për fëmijët, teksa u pyet nga gazetarët për rastin e Mateos së vrarë në Fier. ‘Nuk kam kohë, më duhet të largohem’ ishte përgjigjia që u tha nga Muzhaqi.
(F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me etiketimin që ai ka bërë së fundmi...
MBRETËRI E BASHKUAR- Aleksandër Vishaj, 32 vjeç, një person që njihet për shoqërinë e tij me reperin Arkimed Lushaj (Stresi) është rikthyer në Mbret...
TIRANË– 50-vjeçarja, identiteti i të cilës mbahet i fshehur për sigurinë e saj, ka treguar se Klodian Çalamani e kishte dhunuar më parë...
GREQI– Marjus Diamanti kishte marrë 200 mijë euro borxh, të cilat nuk do t’i kthejë më kurrë! Mediat greke i kanë dedikuar një artikull vrasjes së shqipta...
LUSHNJE– Gjykata e Lushnjes ka vendosur sekuestro ndaj pasurive të një personi të dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se pasuritë rezultojnë t...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje mbi të shkuarën problematike të kryeinfermierit probematik, Oliver Kociqin që u përplas fizikisht me mjekun tek S...
TIRANË – Gjyjata e Posaçme e Antikorrupsionit shtyu seancën midis Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe kryebashkiakut të Tiranës Erio...
TIRANË– J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesion farmacist janë vënë në pranga pasi akuzohen për veprat penale penale “Tr...
TIRANË– Avokati ka treguar detaje të tjera tronditëse nga dëshmia e autorit të vrasjes, i cili ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte dj...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po hesht për të mbrojtur faktorë të krimit në vend. Në një intervistë...