Aktualitet

Mbante mijëra fishekë në shtëpi, arrestohet 58-vjeçari në Fier

18 Nëntor 2021, 14:37 Nga DOSJA
Mbante mijëra fishekë në shtëpi, arrestohet

FIER – Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit teksa në banesën e tij u gjetën 5420 fishekë të vendosura në 8 arka. I ndaluari është shtetasi Agron Vrenozi Gjithashtu, uniformat blu gjetën dhe një kapele të Policisë së Shtetit.

Vrenozi do të procedohet për veprat penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “mbajtje pa të drejtë e uniformës”.

NJOFTIMI I POLICISË 

Iu gjet në banesë një sasi e madhe me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier pas informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas në lagjen “Fermë Çlirim” posedonte municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. V., dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i shtetasit A. V., 58 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje municione luftarake armembajtje pa leje municione luftarake

Sondazh

Poll