Aktualitet

Redjan Rraja në gjyq me Halilajn! Prokurori Ndoja: Unë isha shënjestra e atentatit

18 Nëntor 2021, 09:36 Nga DOSJA
Redjan Rraja në gjyq me Halilajn! Prokurori Ndoja: Unë isha

TIRANË– Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj kanë dalë sot para trupës gjykuese në nisje të procesit të gjykimit pas mbylljes së hetimeve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019. Mësohet se në seancën e sotme është thirrur për të dëshmuar vetë Ndoja, i cili ka pranuar se pavarësisht personave me të cilët ndodhej ai në makinën ditën që u qëllua, shënjestra ka qenë ai vetë. Me vete, Ndoja ka marrë edhe fotot së makinës së shpuar nga breshëria e plumbave.

Sipas Ndojës plumbat janë qëlluar nga ana ku ai ishte ulur si pasagjer dhe kjo gjë tregon se shënjestra ka qenë ai vetë. Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë shqetësim para atentatit përveç deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama e zëvendësi i tij në atë kohë, të cilët e etiketuan si anëtar të ‘kap ça t’kapësh’.

“Arsyet se pse me kanë qëlluar e dinë këta. Objektivi kam qenë unë dhe këtë tregojnë edhe pamjet e makinës. Nuk kam pasur asnjë shqetësim para se të ndodhte ngjarja vetëm deklarimet e bëra nga kryeministri e zëvendëskryeministri,”- ka thënë ai.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë një javë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja arjol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja arjan ndoja arjol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll