Aktualitet

Rrëmbimi i Jan Prengës, shtyhet seanca për të pandehurit

18 Nëntor 2021, 14:32 Nga DOSJA
Rrëmbimi i Jan Prengës, shtyhet seanca për të pandehurit

TIRANË – Seanca gjyqësore për zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë. Shkak mësohet se është bërë mosmarrja në dijeni e të pandehurve dhe e personave që duan që çështja të pushohet.

Të akuzuarit për zhdukjen e Prengës janë: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të pushohet çështja për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Aleks Doçajn dhe Ardian Doçajn.

Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi akuzohen nga Prokuroria se kanë dhënë urdhërin për marrjen peng dhe zhdukjen e Prengës, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2019. Martin Bleta e Korado Keshteja mendohet se kanë organizuar rrëmbimin e Prengës, ndërsa Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini akuzohen për kryerjen e operacionit.

Shkak i marrjes peng dhe zhdukjes së Jan Prengës dyshohet se është bërë vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, i cili mendohet se ka rrëmbyer një pjesë të sasisë së drogës që u transportua në portin e Portsmuthit në Angli. Rexhepi dhe Funiqi vepruan në formë kërcënimi Astrit Prengës në mënyrë që ai të kthente sasinë e drogës së grabitur.

Dritan Rexhepi ndodhet aktualisht në burg në Ekuador.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dritan rexhepi rrembimi i jan prenges dritan rexhepi rrembimi i jan prenges

Sondazh

Poll