Aktualitet

Sekuestrohen pronat e makinat e trafikantit nga Lushnja

18 Nëntor 2021, 14:52 Nga DOSJA
Sekuestrohen pronat e makinat e trafikantit nga Lushnja

LUSHNJE– Gjykata e Lushnjes ka vendosur sekuestro ndaj pasurive të një personi të dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se pasuritë rezultojnë të jenë në emrin e një personi me inicialet D.L., dhe të të afërmve të tij. Konkretisht është sekuestruar një objekt me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m2 dhe një sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lushnjë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy makina.

Njoftimi zyrtar:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.2, datë 15.11.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit D. L., i dënuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij. Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin 101 (64-2021-2539), datë 18.11.2021, ka vendosur: Marrjen e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të luajtshme, konkretisht:

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e lushnjes sekuestrohen pasurite e te denuarit ne lushnje policia e lushnjes sekuestrohen pasurite e te denuarit ne lushnje

Sondazh

Poll