Aktualitet

“Po të kisha benzinë, s’kishit për ta gjetur djalin”, avokati shokon me deklaratën

18 Nëntor 2021, 12:28 Nga DOSJA
“Po të kisha benzinë, s’kishit për ta gjetur

TIRANË– Avokati ka treguar detaje të tjera tronditëse nga dëshmia e autorit të vrasjes, i cili ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte djegur, për të mos e gjetur kurrë trupin. Ai gjithashtu u shpreh se një tjetër avokat është caktuar për 38-vjeçarin, Klodian Çalamani.

“Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin. Dua të them se gjykata e Fierit ka caktuar “arrest me burg”, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit. Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamani. Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e Prokurorisë dhe policisë pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë,”- ka thënë më tej ai.

 

Marrë nga Balkanweb

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll