Aktualitet

Sherri te Trauma, ky është kryeinfermieri i sherreve në spital, peticion për largim

18 Nëntor 2021, 13:28 Nga DOSJA
Sherri te Trauma, ky është kryeinfermieri i sherreve në spital,

TIRANË Dosja.al ka zbardhur detaje mbi të shkuarën problematike të kryeinfermierit probematik, Oliver Kociqin që u përplas fizikisht me mjekun tek Spitali i Traumës një ditë më parë. Nga dokumentet e siguruara nga Dosja.al duket se Kociqi nuk e ka pasur për herë të parë këtë përplasje fizike. Për Kociqin rezultojnë ankesa të ndryshme deri tek peticionet e personelit drejtuar institucionit për sjelljet jo korrekte apo agresive me stafin. Madje për këto sjellje ai është shkarkuar nga detyra, por është rikthyer nga ish-drejtori i SUT Arben Zenelaj.

Për këtë pranë Drejtorisë në Tetor të vitit 2019 është dorëzuar në drejtori një peticion dhe është kërkuar që Kociqi të mos rikthehet në detyrën e kryeinfermierit. Shkresa e datës 1 Tetor 2019 është me emrat dhe firmat e personelit, ndonëse nuk është marrë parasysh nga drejtori Zenelaj. Për mungesë etike në komunikim me personelin dhe pacientët Kociqi ka edhe një dokument zyrtar mbi performancën në punë nga shefi i shërbimit gjatë kohës kur ai e kryente këtë detyrë në QSUT. Në vitin 2015 ka qenë vetë ministrja Ogerta Manastirliu, në atë kohë drejtore e QSUT që e ka larguar nga detyra e kryeinfermierit pranë repartit të kirurgjisë kryeinfermierin Oliver Kociqin.

Por, pavarësisht kësaj edhe një ditë më parë Kociqi ka qenë sërish në krye të detyrë, teksa u përplas edhe me mjekun kirurg ortoped Julian Ruçi.

(F.M/DOSJA.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes mjekeve tek trauma spitali i traumes sherr mes mjekeve tek trauma spitali i traumes

Sondazh

Poll