Sport

“Ky është bullizëm”! Portierja e Iranit kundër atyre që e akuzojnë si burrë

17 Nëntor 2021, 21:39 Nga DOSJA
“Ky është bullizëm”! Portierja e Iranit kundër

IRAN-Një rast i vërtetë ka shpërthyer mes federatave të futbollit të Jordanisë dhe Iranit. Gjithçka nisi pas ndeshjes së vlefshme për kualifikueset për Kupën e Azisë femra mes dy kombëtareve të luajtur në shtator me vajzat iraniane që e fituan atë me penallti me shifrat 4-2, duke arritur në një turne madhor për herë të parë.

Muaj më vonë, portierja e skuadrës Zohreh Koudaei u akuzua si burrë. Princi Ali Bin Al-Hussein, i cili është dhe president i Federatës së Futbollit të Jordanisë, paraqiti një “kërkesë për një verifikim të tillë”. Dhe pas ditësh polemikash, portierja e Iranit ka vendosur të thyejë heshtjen.

Zohreh Koudaei mohoi menjëherë çdo akuzë. Sot, në një intervistë për Hurriyet, ajo ngriti zërin, duke u treguar gjithashtu e gatshme të padisë Federatën e Futbollit të Jordanisë: “Unë jam një grua. Ky është një bullizëm. Do të padis Jordaninë. Stafi mjekësor ekzaminoi me kujdes çdo lojtar të ekipit kombëtar për sa i përket hormoneve për të shmangur ndonjë problem.”, ishin fjalët e saj.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport iran zohreh koudaei iran zohreh koudaei

Sondazh

Poll