Politike

“Do ta padis”, Tiede i përgjigjet kërcënimit të Ramës: Fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë?

17 Qershor 2019, 16:50 Nga DOSJA
“Do ta padis”, Tiede i përgjigjet kërcënimit të

TIRANË- Gazetari  Peter Tiede, i është përgjigjur Edi Ramës, pasi ky i fundit paralajmëroi se do ta padiste në gjykatë. Tiede ka komentuar në postimin e Ramës në Twitter, duke shkruar se përgjimet janë të vërteta.

Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat…”, shkruan ai.

Gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama gazetari peter tiede përgjimet e bild 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama gazetari peter tiede përgjimet e bild

Sondazh

Poll