Politike

Në shqip dhe anglisht, Rama kërcënon “Bild-in”: Do u hedh në gjyq

17 Qershor 2019, 16:00 Nga DOSJA
Në shqip dhe anglisht, Rama kërcënon “Bild-in”: Do u

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka vendosur që të hedh në gjyq gazetën gjermane për përgjimet. Në një raeagim në Twitter në shqip dhe anglisht, Rama shprehet se nuk mund të bëhen lojra me sekretet hetimore.

Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme,le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!“, shkruan Rama. 

Ndërkohë që e ka publikaur dhe në anglisht: I decided to sue this journalist to German courts and in that blessed country, where justice is not a game of investigation secrets and the dignity of people and states is respected as a value no one can undermine, let see who’s right and who’s wrong in this story of injustice!

Gazeta Gjermane “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama gazetari peter tiede përgjimet e bild 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama gazetari peter tiede përgjimet e bild

Sondazh

Poll