Politike

Si i paralajmëroi PD-ja përgjimet e Bild, në 2016-n publikoi emrat: Kush bleu votat në Dibër

17 Qershor 2019, 16:11 Nga DOSJA
Si i paralajmëroi PD-ja përgjimet e Bild, në 2016-n publikoi

TIRANË– Ditën e sotme media gjermane shkaktoi një tjetër furtunë në politikën shqiptare. “Bild” publikoi audio përgjime të tjera, këtë radhë në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, që ka të bëjë me shit-blerjen e votave në Dibër.

Pot kjo gjë është denoncuar më parë nga Partia Demokratike. Në vitin 2016, PD-ja denoncoi në prokurori një grup anëtarësh të PS-së, që sipa opozitës po blinin vota në Dibër për llogari të kandidatit të majtë, Muharem Rama.

Më poshtë keni listën sipas kallëzimit të PD-së, (kliko këtu për raportin e plotë).

Dionis Ymeri (Drejtor i Tatimeve, Dibër)

Afrim Mikli (Kryetar i PS Dibër)

Arben Keshi (Drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Shqipëri)

Agron Malaj (Drejtor i OSHEE)

Ylli Mikli (Administrator i Muhurrit)

Spartak Koltraka (shpërndarës i parave në zonën e Kastriotit)

Nuri Meta (shpërndarës i parave në zona të caktuara të Dibrës)

Qamil Leta (eksponent i PDIU-së, person me precedent penal, shpërdan para në Kalanë e Dodës)

Jetmir Leshi (mjek, anëtar i KEMP)

Drini Gjeci (Drejtor i DAR, Dibër)

Sonila Braha (drejtore e Shërbimit Social)

Robert Aga (Shef i komisariatit të Peshkopisë)

Në përgjimet e publikuara sot nga gazetari gjerman Peter Tiede, dolën emrat e dy prej personave të denoncuara nga PD-ja. Bëhet fjalë për Arben Keshin dhe Drini Gjeçin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi i pd përgjimet e bild shit-blerje votash zgjedhjet ne diber denoncimi i pd përgjimet e bild shit-blerje votash zgjedhjet ne diber

Sondazh

Poll