Politike

EKSKLUZIVE/ Përgjimet e BILD, flet Arben Keshi: S’kam lidhje me blerjen e votave! S’isha në polici asokohe

17 Qershor 2019, 15:04 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Përgjimet e BILD, flet Arben Keshi: S’kam lidhje me

TIRANË– Flet ekskluzivisht për Dosja.al, Arben Keshi, ish-drejtori i Ministrisë së Brendshme, i cili është personazhi kryesor në përgjimet e publikuara sot nga gazeta Gjermane “BILD”. Keshi, thotë se nuk ka lidhje me blerjen e votave në Dibër, ndërsa shumë prej përgjimeve thotë se nuk i mban mend.

“Nga ju po e marr vesh këtë që ka ndodhur. Kam qenë anëtar i asamblesë. Kam qenë tek zona ime. Në 2013 kam qenë i katërti në listë. Nga 2011 në 2017 nuk kam qenë në polici.”-tha Keshi.

Dosja.al e pyeti Keshin përmbajtjen e bisedës me kryeministrin Edi Rama, me ish-ministrin Damian Gjiknuri, për të cilat, ai tha se nuk i kujton.

“Janë komunikime të cilat nuk i kujtoj”-tha ai. 

Ne e pyetëm Keshin edhe për bisedat ku diskutohej dhënia e parave në këmbim të votës, dhe ai u shpreh se nuk ka patur asgjë në dorë për të paguar para.

“S’kam patur unë lidhje për blerje votash dhe lekë. Unë kam qenë shef politik i fushatës. Kam organizuar fushatën si post politik. Në atë kohë nuk kam qenë në polici. S’kam patuar asnjë pozicion në shtet, por vetëm post politik. Sot jam specialist i thjeshtë i policisë në Dibër.”-tha Keshi. 

Keshi pranoi edhe njohjen me shefin e stacionit policor të Kamzës, Sali Skurra por jo bisedën e publikuar nga BILD.

 “Nuk më kujtohet biseda me Sali Skurrën. E njoh, patjetër por nuk kam patur lidhje unë për lekë dhe për blerje votash.”-tha Keshi.

Arben Keshi është personazhi kryesor i përgjimeve të publikuara sot nga gazeta gjermane “BILD”.

Janë plot 16 audio-përgjime, të cilat kishin në fokus Keshin, i cili ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama dhe me ministrat dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar në lidhje me fushatën elektorale në Dibër, blerjen e votave në këtë qark, por edhe presionet ndaj administratës për të votuar Partinë Socialiste.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben keshi dosja 184 edi rama përgjimet e bild arben keshi dosja 184 edi rama përgjimet e bild

Sondazh

Poll