Sport

Vidal, ndërhyrje horror ndaj kundërshtarit: lot dhe falje pas kartonit të kuq

17 Nëntor 2021, 19:43 Nga DOSJA
Vidal, ndërhyrje horror ndaj kundërshtarit: lot dhe falje pas kartonit

KILI-Natë makthi për Kilin dhe Arturo Vidal. Kombëtarja e kilene humbi 2-0 në shtëpi ndaj Ekuadorit dhe mesfushori i Interit ishte protagonisti negativ i ndeshjes. 34-vjeçari u përjashtua në minutën e 14-të të pjesës së parë për një ndërhyrje të rrezikshme me këmbën ngritur më shumë seç duhej ndaj Felix Torres. Lojtari mori karton të kuq dhe u largua nga fusha i përlotur.

Fjalët e Vidal

“Jam shumë i trishtuar, ajo që ndodhi sot është diçka e pabesueshme. Nuk e pashë kundërshtarin, absolutisht nuk doja ta dëmtoja. I kërkoj falje stafit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve. Për ne ishte një ditë e zezë, falënderoj skuadrën që dha gjithçka në fushë pavarësisht vështirësive. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për objektivin tonë”, tha Vidal për TNT Sports Chile.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kili vidal kili vidal

Sondazh

Poll