Aktualitet

‘Plas’ grushti mes mjekut dhe kryeinfermierit tek Trauma, shkak një pacient

17 Nëntor 2021, 16:05 Nga DOSJA
‘Plas’ grushti mes mjekut dhe kryeinfermierit tek Trauma, shkak

TIRANË– Një mjek dhe një kryeinfermier janë përplasur fizikisht brenda ambienteve tek Spitali i Traumës në Tiranë. Dosja.al ka mësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në dhomën e vizitës, në prani të një pacineti. Konkretisht, kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K është futur në dhomën ku ndodhej mjeku kirurg ortoped me inicialet J.R., dhe ka kërkuar që pacienti që ndodhej në dhomë të dilte jashtë.

Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në dhunë fizike. Mes tyre ka ndërhyrë dhe pjesa tjetër e personelit, por kjo gjë ka bërë që sherri nga dhoma të zhvendosej në korridorin e spitalit.

Gjakrat janë qetësuar më pas, por mjeku e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes mjekeve tek trauma spitali i traumes sherr mes mjekeve tek trauma spitali i traumes

Sondazh

Poll