Aktualitet

7 milionë dollarë në 7 vitet e ardhshme, firmoset marrëveshja për Butrintin

17 Nëntor 2021, 15:49 Nga DOSJA
7 milionë dollarë në 7 vitet e ardhshme, firmoset

TIRANË – Ministria e Kulturës firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit mes Fondacionit e Menaxhimit të Butrintit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti konsideroi se kjo marrëveshje krijon një “menaxhim hibrid jofitimprurës, ku shteti u jep garanci donatorit/donatorëve të tjerë për të garantuar autonomi për Fondacionin në fjalë sipas një plan biznesi të detajuar”.

“Marrëveshja e firmosur krijon një model menaxhimi hibrid jofitimprurës ku shteti është pjesë por i jep zë dhe garanci edhe donatorit për administrimin e fondeve; i hap rrugë donatorëve të tjerë potencialë që t’i bashkohen procesit në vazhdim duke i garantuar Fondacionit autonomi në vendimmarrje, brenda rregullave të caktuara me ligj, duke bazuar në një plan biznesi të detajuar”, shprehet Margariti.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit ka për 10 vjet të drejtën e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas marrëveshjes, qeveria shqiptare do të arkëtojë 2 milionë dollarë të grumbulluara ndër vite për Butrintin, kurse Fondacioni do të investojë 5 milionë dollarë në 7 vitet e ardhshme.

Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit është themeluar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në shkurt të vitit 2021.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e kultures parku kombetar i butrintit ministria e kultures parku kombetar i butrintit

Sondazh

Poll