Aktualitet

VD-Rikthimi i dënimit me vdekje? Rama: Nuk është e mundur, nuk evitohen këto ngjarje

17 Nëntor 2021, 07:44 Nga DOSJA
VD-Rikthimi i dënimit me vdekje? Rama: Nuk është e mundur, nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk mendon se dënimi me vdekje mund të evitojë ngjarje të rënda si ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fier. Teksa ndodhej në një konferencë për mediat, nga Rinasi, kreu i qeverisë tha se nuk është e mundur që të rikthehet pasi bie ndesh me të drejtat e njeriut.

‘I kuptoj këto reagime, çështja e dënimit me vdekje është e adresuar kohë më parë, si çështje e civilizimit tonë, nga vendet e BE dhe më gjerë. Në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë ku janë hedhur nga vendet e para hapat për dënimin me vdekje, të bazuar në shumë analiza në shumë fakte, që kanë folur qartësisht, jo vetëm në aspektin moral, por dhe të bazuar te të drejtat e njeriut. Dënimi me vdekje nuk e bën të paevitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë kanë në gjirin e tyre këto që shkojnë deri në ekstrem të asaj që ka mbetur nga kafsha në qënien e njeriut, kështu që rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as formulë dhe shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, siç e the dhe e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Horrori në Fier! Rama: Verdikt ekstrem për barbarin! Dënimi me vdekje nuk parandalon

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama vritet i mituri ne fier edi rama vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll