Aktualitet

DRAMATIKE!Familjarët e 8-vjeçarit tentojnë të kalojnë gardhin tek banesa e Çalamanit

17 Nëntor 2021, 14:46 Nga DOSJA
DRAMATIKE!Familjarët e 8-vjeçarit tentojnë të kalojnë

FIER– Tensione në Greçalli të Fierit, ku familjarët e të miturit 8-vjeçar të masakruar nga fqinji i tyre, kanë tentuar që të kapërcejnë gardhin dhe të shkojnë vetë në vendin ku iu vra i biri. Fillimisht ka qenë nëna e të miturit të vrarë, ajo që tentoi e para, më pas të afërmit e tjerë, por vetëm ajo ia ka dalë. Edhe pse efektivët e Policisë së Shtetit kanë tentuar që ta ndalojnë, sërish nuk ia dolën që të mbajnë nën kontroll nënën e vogëlushit të ndjerë. Familjarët, në video, dëgjohen teksa i thonë Policisë se duan të futen sa për të ndezur një qiri në vendin ku i është vrarë i mituri, teksa efektivët nxitojnë që ta kapin, pasi është e ndaluar.


DIALOGU MES TYRE: 

Policët: Me dhimbjen tuaj jemi dhe ne. Po nuk lejohet
Nëna e të miturit: Të lutem se nuk bëj gjë. Vetëm dua të shikoj
Policët:Të lutem mos na vër në siklet.
Nëna e të miturit: Nëse jeni prindër dhe ju, mos më lëndoni ma hapni rrugën, po kërkoj vetëm 5 minuta. Vetëm të shohim.
Policët:Po nuk ka mbaruar veprimet prokuroria, prishni vendngjarjen.

LAJMI KRYESOR: HORRORI në Fier! Përcillet mes lotësh Mateo, banorët: E ka përdhunuar (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll