Aktualitet

25 prilli/ Alibeaj: 41 institucione s’përgjigjen, afat deri më 16:00. Debat për SMV

17 Nëntor 2021, 10:27 Nga DOSJA
25 prilli/ Alibeaj: 41 institucione s’përgjigjen, afat deri më

TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nuk ka marrë ende dritën jeshilen për të vijuar me procedurat pasi opozita e maxhoranca kanë debatuar edhe sot mjaft ashpër në mbledhje. Për herën e shtatë, kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj mblodhi sot për herë të shtatë anëtarët e maxhorancës dhe Opozitës. Alibeaj listoi 41 bashki e ministri që nuk kishin kthyer përgjigje kundrejt komisionit për zgjedhjet e 25 prillit që Partia Demokratike i konsideron ‘masakër zgjedhore’. Alibeaj la afat deri në orën 16:00 dhe tha se nëse deri në atë nuk do të vijë asnjë përgjigje, ai do të vijonte me kallëzim penal për shpërdorim detyre.

Anëtarët e Partisë Socialiste kërkuan që çdo shkresë që do të vinte në komision të firmosej dhe nga sekretari që u përket socialistëve. Këtë gjë, Alibeaj nuk pranoi ta hedhë në votim dhe e kosnideroi në kundërshtim me ligjin. Ai shtoi më tej se gjithsesi çdo gjë që do të futej në Komision, do të bëhej publike. Partia Demokratike nuk kishte sjellë të dhëna për Strukturën për Mbrojtjen e Votës gjatë fushaës së 25 prillit, gjë që u bë shkak për debatë të tjera të forta mes tyre dhe maxhorancës. Ishte Toni Gogu dhe Blerina Gjylameti, të dy socialistët që kërkuan që edhe PD-ja të sillte informacionet e nevojshme. Kjo gjë u kundërshtua nga Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Tema në fjalë bëri që socialistët të ngrinin pyetje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 prill të vitit 2021, vetëm katër ditë para zgjedhjeve.

Bardhi tha se PD-ja ka kthyer përgjigje dhe se sipas tij, kjo kërkesë del jashtë objektit të punës së komisionit hetimor, që është ngritur për të kontrolluar veprimtarinë e organeve të admnistratës publike dhe institucioneve shtetërore e jo ato të Opozitës.  Sekretari i Përgjithshëm tha se ishte i gatshëm të dëshmonte para Komisionit Hetimor se cilat ishin strukturat e vërteta paramilitare në zgjedhje. Gazment Bardhi tha në komisionin hetimor për zgjedhjet se vullnetar për Taulant Ballën në fushatë ka dalë publikisht edhe një trafikant droge, Mehmet Greca. Bardhi shtoi e Balla rrinte ditë e natë me trafikantë droge në Elbasan dhe se këtë gjë ishte i gatshëm ta thoshte edhe para prokurorëve. Ai shtoi se Balla ka hequr nga puna edhe drejorin e policisë së Elbasanit, pasi nuk ka pranuar që t’i bashkohet shtabit të Partisë Socialiste.

Në komision u komentua dhe vrasja e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit që iu mor jeta nga ‘monstra e Fierit’, Klodian Çalamani. Ishte demokrati Ervin Salianji ai që tha se ku ndodhin ngjarje të rënda si ajo e Fierit, edhe kryeministri Edi Rama del dhe flet si opozitar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Bardhi: Balla rrethohej natë e ditë nga trafikantë, shkarkoi shefin se s’ju bind

Alibeaj liston ministritë e bashkitë që s’u përgjigjën për 25 prillin: Deri në 16:00

Debatet në Komision/ Alibeaj: Nuk e kaloj në votim. Gjylameti: Aktron perfekt

Vrasja e Mateos, Salianji: Rama del e flet sikur është në Opozitë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore blerina gjylameti enkelejd alibeaj gazmnet bardhi komisioni per 25 prillin 17 nentor 2021 blerina gjylameti enkelejd alibeaj gazmnet bardhi komisioni per 25 prillin 17 nentor 2021

Sondazh

Poll