Aktualitet

Rama gjen ‘fajtorët’: Bashkëautor në të gjitha krimet e përsëritura janë gjykatësit!

17 Nëntor 2021, 08:02 Nga DOSJA
Rama gjen ‘fajtorët’: Bashkëautor në të gjitha

TIRANË– Gjykatësit e korruptuar sipas Ramës janë bashkëautor në krime të tilla, si ai i rastit të Fierit. Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama u shpreh se është drejtësia ajo e cila duhet të reagojë dhe të marrë vendime ekstreme për persona të tillë. Të korruptuar dhe të degjeneruar i quan Rama gjykatësit që lënë të lirë persona që kanë kryer krime të tilla.


Pyetja: Cfarë do bëjë qeveria për të shmangur këto raste?

Rama: Më duket se është e rëndësishme qe të matet pesha e fjalës. Shumë persona enden të lirë në qytete me probleme psiqike. Mbi ç’bazë e thua këtë? Ku janë shifrat. Nuk ka nevojë që të jenë shumë por dhe pak, janë problem dhe rrezik potencial. Rasti konkret, kemi të bëjmë me një individ që është dënuar 10 vite më parë, doli dhe ka pasur për gjatë gjithë këtyre viteve punë të ndryshme po nuk është identifikuar dhe denoncuar si një person që ju përmendët. Në kushtet e një tronditje të tillë janë legjitime të gjitha mendimet që i kalojnë njeriut në kokë, adresimi kërkon aftësi. E para është drejtësia, është çështja e reagimit me vendimin më ekstrem ndaj autorit por dhe shpejtësia. Duhet vendimi më ekstrem siç e duam. Problemi kryesor është raporti i zhdrejtë midis rezultateve të policisë, numrit të personave të cuar në prokurori për krime të natyrave të ndryshme dhe abuzimeve me personin , me numrin e të dënuarve nga gjykatat. Bashkautor në të gjitha krimet e përsëritura janë gjykatësit, e korruptuar, e degjeneruar. Janë arsyeja se përse procesi i vettingut është i rëndësishëm.

LAJMI KRYESOR:Horrori në Fier! Rama: Verdikt ekstrem për barbarin! Dënimi me vdekje nuk parandalon

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama vritet i mituri ne fier edi rama vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll