Aktualitet

VD/ Kamerat kapin “BMW” e vrasësve duke shkuar për të ekzekutuar shqiptarin në Greqi

17 Nëntor 2021, 15:53 Nga DOSJA
VD/ Kamerat kapin “BMW” e vrasësve duke shkuar për të

GREQI– Televizioni grek “Mega” ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë së një karburanti në Athinë, vetëm pak metra larg vendit ku u ekzekutua biznesmeni shqiptar Mario Diamanti. Në këtë video, duke makina tip BMW ngjyrë e zezë me xhama të zinj që po shkon drejt vendit ku u ekzekutua 37-vjeçari dhe u plagos rëndë kushëriri i tij, Juxhin Bajrami.

Automjeti ishte i vjedhur në 18 Tetor të këtij viti në lagjen “Glyfada” të Athinës dhe më pas u dogj pasi u krye atentati, duke zhdukur çdo gjurmë të autorëve. Atentatorët, që besohet të kenë qenë të paktën dy persona, hapën zjarr në drejtim të pikës së servisit të makinave, duke kapur dy shqiptarët.

Biznesmeni 37-vjeçar nga Delvina Mario Diamanti ishte pronar i karburantit dhe person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i arrestuar për vrasjen e një shqiptari në vitin 2010 në Athinë, por u lirua më pas pasi nuk u provua dot nëse ishte ai ekzekutori, por mbi ‘supet’ e tij rëndon edhe akuza për trafik droge. Aktualisht pistat dyshohet se kanë lidhje me larjen e hesapeve mes bandave, por nuk përjashtohet mundësia e porositjes së sulmit nga Shqipëria. Ndërkohë që flitet e viktima kishte dhe një borxh prej 200 mijë eurosh.

SHIKO EDHE:

FOTO/ Ky është shqiptari i vrarë në Greqi!Së shpejti do bëhej baba,e shkuara e errët

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet marius spiro dhiamandi vritet shqiptari ne greqi marius spiro dhiamandi vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll