Aktualitet

“Flakët arrinin në qiell”, rrëfehen banorët në Dropull: E pamundur t’i shpëtonim

17 Nëntor 2021, 15:38 Nga DOSJA
“Flakët arrinin në qiell”, rrëfehen banorët

GJIROKASTËR – Bashkëfshatarët e çiftit të moshuar Irakli dhe Fotini Panajoti (87 dhe 83 vjeç) që vdiqën dje nga zjarri në shtëpinë e tyre treguan se e kishin të pamundur t’i shpëtonin për shkak të flakëve të mëdha.

Banorët e Dropullit rrëfyen për “Top Channel” ngjarjen dhe përpjekjet që bënë për të shpëtuar të moshuarit. Njëra prej tyre tregon se shkak i shpërthimit të zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit në kuzhinën e shtëpisë së viktimave, jo soba prej druri. Gjithashtu, ajo shtoi se flakët arrinin deri në qiell.

“Ne kemi shtëpitë atje tutje. Dëgjuam bam-bum, bombël gazi, ç’ishin?! A se merr vesh njeri.Dolëm në dritare se i kemi karshi, pamë flakët që shkonin në qiell. Nga ta vinim re? Ne futemi brenda në 7 të darkës se jemi pleq. Bënë 2-3 herë dritat paf-paf. Doli burri në dritare, shikon zjarrin që shkon në qiell. Kush guxonte të futej, flaka ishte në qiell. Erdhën policia, bashkia, thanë rrjedhje gazi. Ngroheshin me sobë druri. Nuk erdhi nga soba e drurit nga. Do ketë marrë ndonëj rrjedhje nga kuzhina. Ishin të aftë fizikisht. Burri ishte në gjendje, edhe gruaja, po modhë e madhe. I gjetëm mbrapa derës burrin, kurse gruaja tanë tavanet të gjitha dhe dyshemeja. Nuk kemi fjetur fare, e kemi gdhirë këtu gjithë natën”, rrëfen banorja për “Top Channel”.

Ndërsa një banor tjetër u shpreh se rrezikoheshin të digjeshin dhe banesat e tjera afër shtëpisë së çiftit Panajoti. Sipas tij ishte e pamundur të futeshin brenda.

“Rrezikoheshin shtëpi të tjera. Me kova uji shpëtuam banesën poshtë që të mos merrte flakë. Nuk kishte asnjë mundësi për t’u futur brenda. Flakët arrinin në 30 metra. Burrin e gjeta te pragu i derës, gruas i kishte rënë tavani e kishte zënë poshtë”, tregon një banor.

Pamje nga “Top Channel”

EMRAT/ Zjarr në banesë, humb jetën çifti i moshuar në Dropull

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne dropull zjarr ne dropull

Sondazh

Poll