Politike

KQZ i përgjigjet Metës: Ky është numri i deputetëve që janë në parlament

17 Qershor 2019, 10:58 Nga DOSJA
KQZ i përgjigjet Metës: Ky është numri i deputetëve

Tiranë- Pak minuta më parë KQZ i ka kthyer përgjigje Presidentit  Ilir Meta për numrin e deputetëve në Parlament.  KQZ në përgjigjen e saj sqaron se në kuvendin e Shqipërisë ka 122 deputete në total. Nga KQZ janë renditur deputetët sipas qarqeve. Kjo kërkesë e tij u pa si një hap i parë drejt një veprimi tjetër të mundshëm, atij të shpërndarjes së parlamentit.

Kujtojmë se Ilir Meta në datën 8 qershor, publikoi një dekret në të cilin shprehej se anulonte zgjedhjet e 30 qershorit. Ky dekreti i Metës u rrëzua nga KQZ dhe nga Kuvendi, institucione të cilat e quajtën të jashtëligjshëm. Maxhoranca ndërkohë ka nisur dhe procedurat e shkarkimit të Presidentit për shkelje të rëndë kushtetuese. Opozita dhe vet Presidenti e kanë quajtur këtë akt të drejtë që do të shmangte një përplasje civile në 30 qershor.

Përgjigje e KQZ-së për Metën:

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kqz kqz i përgjigjet metës numri i deputeteve ne prlament ilir meta kqz kqz i përgjigjet metës numri i deputeteve ne prlament

Sondazh

Poll