Politike

PD flet për presion ndaj prokurorëve: Rama do shoqërimin me forcë të Bashës

17 Qershor 2019, 10:55 Nga DOSJA
PD flet për presion ndaj prokurorëve: Rama do shoqërimin me

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar se drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj po ushtron presion ndaj prokurorëve që po merren me çëshjten e Bashës për lobimet ruse në SHBA që të shoqërojnë me forcë kryetarin e opozitës.

Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.”

Më tej, PD paralajmëroi prokuroren Imeraj dhe kryeministrin Edi Rama se ata do të jenë përgjegjës direkt veprimin kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

DENONCIMI I PLOTË:

Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për t’u paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij.

Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.

Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij.

Prokuroria ia ka dërguar një fletë-thirrja Bashës për t’u paraqitur në Prokurori më 13 qershor. Në shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, theksohet se nëse Basha nuk paraqitet sot në 09:30 pranë ambienteve të Prokurorisë atëherë ai do të shoqërohet forcërisht. (lexo këtu)

Prokuroria e Tiranës ka në dorë  dy letër-porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin, duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha refuzon prokurorinë financimet e pd-së gazment bardhi lobimi rus ne shba prokuroria e tiranes basha refuzon prokurorinë financimet e pd-së gazment bardhi lobimi rus ne shba prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll