Politike

Negociatat/ Hahn s’përmend Shqipërinë: Të shpërblehet Maqedonia e Veriut

17 Qershor 2019, 10:28 Nga DOSJA
Negociatat/ Hahn s’përmend Shqipërinë: Të

Tiranë- Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian,ka folur së fundmi në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave  për Maqedoninë. Për këtë çështje të rëndësishme ai ka përmendur vetëm Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë  nuk ka thënë asnjë fjalë.

Mesazhi im për këdo është që të kuptojnë se situata rajonale ka nevojë për një farë perspektive. Një vend ka investuar në mënyrë të jashtëzakonshme në perspektivën evropiane dhe lidershipi i tyre ka treguar kurajë. Nëse kjo gjë nuk do të shpërblehet, ne nuk humbasin vetëm përgjegjshmërinë tonë, por edhe besueshmërinë. Pra çdo gjë që kemi investuar me sukses në muajt e fundit do të vendoset në rrezik nëse ne nuk i qëndrojmë besnik premtimeve tona”, është shprehur ai.

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë nuk është vendosur ende nga BE. Holanda, Franca dhe Gjermania kanë dalë kundër hapjes së negociatave.  Ndërsa Federica Mogherini është shprehur se Shqipëria e meriton që t’i hapen negociatat. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike federica mogherini hapja e negociatave per shqiperine johannes hahn federica mogherini hapja e negociatave per shqiperine johannes hahn

Sondazh

Poll