Politike

Zgjedhjet/ Meta bën lëvizjen e radhës, takimi prej 2 orësh që zhvilloi në Pallatin e Brigadave

17 Qershor 2019, 10:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Meta bën lëvizjen e radhës, takimi prej 2 orësh

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim prej dy orësh  ditën e sotme me ambasadorët e BE-së në vendon tonë. Mbledhja është zhvilluar paraditen e sotme në Pallatin e Brigadave dhe tema e diskutimit ka qenë shtyrja e datës së zgjedhjeve.

Dosja.al mëson se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.

Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet në Kushtetutë dhe tashme ka fuqi ligjore pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Ende vendi vijon të jetë në krizë politike. Sot socialistët kanë depozituar në Kuvend kërkesën që përmban 55 firma deputetësh ku kërkohet shkarkimi i Metës. Vetë Taulant Balla se Meta duhet të reflektojë me qëndrimin e tij për zgjedhjet dhe të mos ulë nivelin e Presidencës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta takim me ambasadorët ps shkarkon metën zgjedhjet e 30 qershorit meta takim me ambasadorët ps shkarkon metën zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll