Politike

‘Do shikojmë legjislacionin’, Rama:Do pyetet populli për disa çështje, do i dëgjojmë

17 Nëntor 2021, 07:49 Nga DOSJA
‘Do shikojmë legjislacionin’, Rama:Do pyetet populli për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga Rinasi se qeveria po harton pyetje që do u adresohen popullit për raste të tilla të rënda. Nga Rinasi, aty ku doli në një konferencë për shtyp për vrasjen makabër të ndodhur në Fier, Rama u shpreh se do të shikohet legjislacioni si dhe do të bëhet ngritja e trupave gjykues në të njëtin nivel si të legjislacionit.

‘Patjetër që mundësitë për të shikuar legjislacionin janë gjithmonë. Thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit. Ne e kemi të standarteve të mira të shoqërive demokratike. Sfida nuk është të shkruajmë më shumë ligje, por të zbatojmë ligjet. Kemi një studim në dorë me ministrinë e brendshme, për të gjitha rastet përsëritëse. Kemi një numër të madh, jo vetëm për vitet e fundit, janë flagrante në aspektin e papërgjegjshmërisë, deri ne ekstreme të trupave gjykyues. Po ndërhyjmë në legjislacion, të cilën do ta përfshijmë në konsultimin kombëtar që unë e kam lajmëruar, do të pyesim popullin për një sërë çështjesh për një rëndësi të veçantë. Do të hedhim disa hapa të rëndësishëm së bashku, ta ngrejmë nivelin e dëgjimit mes popullit. Nuk mund t’ju them sot, pasi po formulojmë pyetjet për qytetarët. Synojmë të adresojmë përsëritjen.‘- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Horrori në Fier! Rama: Verdikt ekstrem për barbarin! Dënimi me vdekje nuk parandalon

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama vritet i mituri ne fier edi rama vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll