Politike

Floriana Garo i përgjigjet ‘Fiks Fare’: Firmosja e formularit nuk të bën delegat!

16 Nëntor 2021, 22:22 Nga DOSJA
Floriana Garo i përgjigjet ‘Fiks Fare’: Firmosja e formularit

TIRANË-Floriana Garo, drejtorja e komunikimit në ‘Foltoren’ e liderit historik të PD, Sali Berisha i është përgjigjur emisionit ‘Fiks Fare’, lidhur me pretendimet për mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në postimin e saj, pas publikimit të emisionit, Garo është shprehur se plotësimi i formularit nuk të bën delegat, ndërsa shpjegon procedurën dhe filtrat që kalojnë firmëtarët për të qenë më pas delegatë me të drejtë vote në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Reagimi i plotë:

Një sqarim shterues për ‘Fiks Fare’. Procesi i firmosjes se formularit per mbledhjen e Kuvendit Kombetar ka gjetur nje perkrahje te gjere jo vetem tek delegatet e Kuvendit por ne te gjithe bazen dhe anetaresine e Partise Demokratike. Ndonese prane zyres se z. Paloka jane depozituar ne menyre strikte vetem firmat e delegateve te Kuvendit te cilet jane gjithashtu dhe drejtues strukturash te Partise Demokratike, gjejme rastin te falenderojme te gjithe ata demokrate qe kane shprehur mbeshtetjen e tyre per kete proces edhe pse formularet e firmosur prej tyre nuk jane perfshire ne grupin e firmave te depozituara per mbledhjen e ketij kuvendi pasi emrat e tyre nuk figurojne ne listen e delegateve te tij te cilen ne e disponojme te plote.

Firmosja eshte vetem hapi i pare, por deri ne finalizmin e verifikimit dhe klasifikimin e saj si firme delegati ka shume hapa dhe filtra te tjere qe bejne te pamundur transformimin e nje anetari, qytetari apo gazetari ne delegat te Kuvendit Kombetar te PD! Per sa me lart ftojme gazetaren emisionit “Fiks Fare” apo kedo tjeter qe ka petendime te ngjashme te kontrolloje formularet e depozituar tek zyra e z. Paloka per t’u bindur se formulari i saj apo i kujtdo tjeter qe nuk i perket delegateve te kuvendit pavaresisht se ku e si eshte plotesuar nuk eshte bere pjese e firmave te dorezuara per mbledhjen e Kuvendit!

SHIKO EDHE:

Edhe gazetarja firmos si delegate/ Sa lehtë nënshkruhet formulari për Kuvendin e PD

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes floriana garo aksioni i berishes floriana garo

Sondazh

Poll